E pabesueshme, mbetet gjallë pasi i ngulet hekuri në bark

--> pabesueshme por e vërtetë. Një shofer kamioni pasi është aksidentuar rëndë ka mbijetuar dhe pse një shufër metali iu ngul thellë në stomak. Drejtuesi i kamionit u cilësua nga mbarë opinioni, si njeri me tepër fat që ka mbetur gjallë pas këtij aksidenti. Aksidenti ndodhi kur kamioni goditi një tjetër automjet që ksihte përpara, mbi rimorkion e të cilit ndodheshin të ngarkuara shufra hekuri. Tubi cau xhamin e kamionit dhe e mbërtheu pas sendiles shoferin, emri i të cilit ende nuk dihet. Zjarrfikës dhe saldatorë përvec mjekëve u ofruan të japin ndihmën e tyre. Ishte tepër e vështirë të nxirrje tubin prej sendiles dhe më pas nga trupi i kinezit që u dërgua gjallë në spital. E pabesueshme por burri sot është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. /bw/